Liverpooli drejt titullit kampion, shënon fitore komode ndaj Bournemouth - NACIONALE

Liverpooli drejt titullit kampion, shënon fitore komode ndaj Bournemouth

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premierligë, kësaj radhe duke triumfuar në udhëtimin e vështirë ndaj Bournemouth me rezultat 2:0.

Skuadra e Arne Slot është duke kaluar sezon të jashtëzakonshëm, si në Angli por edhe në Ligë të Kampionëve, ndonëse në përballjen e fundit në Evropë pësuan humbje ndaj PSV-së.

Vitality Stadium ishte vendi pritës i kësaj përballje, me vendasit që janë duke bërë një sezon befasues, ku kanë shkaktuar jo pak probleme për skuadrat e forta elitare të Anglisë.

Liverpooli ishte skuadër më e mirë për një nuancë përgjatë tërë takimit, ndonëse edhe Bournemouth pati shanset për të shënuar.

Të dy golat e fitores i shënoi Salah, që po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës.

Mohamed Salah of Liverpool celebrates after he scored his second goal for 0-2 during the Premier League match between AFC Bournemouth and Liverpool...

Lideri aktual i Premierligës kaloi në epërsi pas 30 minutave lojë, kur Mohamed Salah, shënoi nga penalltia për 1:0.

Tetë minuta më vonë u barazua rezultati, por pas intervenimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje dhe 45 minutat e parë u mbyllën me epërsinë minimale të Liverpoolit.

Njëjtë si në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol.

Mohamed Salah e realizoi golin e dytë personal, kësaj radhe nga loja e hapur, për ta dyfishuar rezultatin në minutën e 75-të.

Deri në përfundim nuk pati ndryshim në rezultat dhe tani Liverpooli me fitoren 2:0, shkon në kuotën e 56 pikëve pas 23 ndeshjeve, apo nëntë pikë më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Arsenal e Nottingham Forest.

Përballjet tjera në Premierligë

Everton 4:0 Leicester;

Ipswich 1:2 Southampton;

Newcastle 1:2 Fulham.

Lajme të ngjashme