Liverpool zyrtarizon ardhjen e Arne Slot për të zëvendësuar Kloppin
Liverpool ka zyrtarizuar ardhjen e trajnerit holandez Arne Slot, i cili do ta zëvendësojë Jurgen Kloppin në verë.
“Reds” konfirmuan se marrëveshja u arrit me Feyenoordin, prandaj në verë tekniku holandez do ta nis punën për të drejtuar klubin.
“Liverpool mund të njoftojë se Arne Slot ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajner i klubit, duke marrë pozitën më 1 qershor 2024”.
“45-vjeçari i bashkohet Reds nga Feyenoordi para sezonit 2024/25 pasi marrëveshja u arrit me klubin holandez”.
We can announce Arne Slot has agreed a deal to become the club’s new head coach, formally taking up the position on June 1, 2024, subject to a work permit 🙌
— Liverpool FC (@LFC) May 20, 2024
Slot që tre vite ka qenë trajner i Feyenoordit duke iu ndihmuar ta fitojnë titullin kampion në vitin 2023 dhe u shpall trajneri i vitit në dy rate.
Së fundmi drejtoi, tekniku holandez ndihmoi klubin për ta fituar edhe Kupën e Holandës pas fitores 1:0 ndaj NEC Nijmegen.