Liverpool turpërohet në udhëtim te Wolves, Man United mposht Crystal Palace
Manchester United ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Crystal Palace (2:0), derisa Liverpool vazhdon me rënie ku ka pësuar humbje në udhëtim te Wolves (3:0).
"Djajtë e Kuq" ishin shumë më të mirë se Crystal Palace duke arkëtuar pikët e plota pasi fituan me rezultat 2:1.
Pas vetëm shtatë minutave lojë, Bruno Fernandes hapi serinë e golave për të kaluar vendasit në epërsi pas një penalltie të shkaktuar nga prekja e topit me dorë (7').
Pas kësaj, "Djajtë e Kuq" rrezikuan disa herë përmes Weghorst dhe Marcus Rashford që kishin disa raste shënimi, mirëpo u mungoi konkretizimi i tyre.
Crystal Palace gjithashtu rrezikoi për Schlupp, mirëpo David de Gea me një pritje të bukur i mohoi golin.
Në pjesën e dytë, ishte Rashford që dyfishoi epërsinë pas një aksioni fantastik ku u asistua nga Luke Shaw (62').
Sidoqoftë, situata u tensionua më vonë për "Djajtë e Kuq" kur Casemiro u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi u konfrontua fizikisht me kundërshtarin (68').
E tëra që arriti të bëjë Crystal Palace ishte goli i nderit i realizuar nga Schlupp (76').
Me këtë fitore, Man United ngritët në pozitën e tretë me 42 pikë, derisa Crystal Palace zë vendin e 12-të me 24 sosh.
Në anën tjetër, forma e dobët e Liverpoolit po vazhdon - këtë herë kanë pësuar humbje turpëruese në udhëtim te Wolves (3:0).
Pas vetëm pesë minutave lojë Joel Matip devijoi gjuajtjen e kundërshtarit duke e dërguar topin brenda rrjetës (5').
Ndërsa, shtatë minuta më vonë Craig Dawson përfitoi nga një top i kthyer për të dyfishuar epërsinë e Wolves (12').
Tutje, ndeshja ishte shumë e baraspeshuar me dy skuadrat që provonin të ndërtonin aksione, mirëpo assesi s'e arrinin.
Në pjesën e dytë, Liverpool kishte disa raste të mira përmes Darwin Nunez dhe Mohamed Salah, mirëpo të dy dështuan nga afërsia.
Ishte Ruben Neves që i dha goditjen finale Liverpoolit me një gol të bukur pas një asistimi fantastik të Adama Troares (71').
Pas kësaj humbje, Liverpool renditët në pozitën e 10-të me 29 sosh, derisa Wolves ngritët në pozitën e 15-të me 20 sosh.