Liverpool triumfon bindshëm në derbin ndaj Milanit
Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te AC Milani, në kuadër të sfidës hapëse për fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
“Reds” fituan me përmbysje nga 1:0 në 1:3, përballje që ishin më të mirë shumicën e kohës.
Milani e nisi në mënyrën më të mirë, duke kaluar në epërsi pas vetëm tre minutave pas një supergoli të Christian Pulisicit.
Sidoqoftë, pas kësaj Liverpooli dominoi në përgjithësi. Ibrahime Konate përfitoi nga harkimi i Trent Alexander-Arnoldit për ta barazuar rezultatin (23’).
Në të njëjtën mënyrë, Liverpooli e përmbyti epërsinë. Këtë herë ishte Van Dijk që shënoi me kokë pas harkimit të Tsimikas (41’).
Pjesa e dytë ishte më e qetë, ku dy skuadrat kishin më pak raste shënimi.
Liverpool e vulosi fitoren përmes hungarezit Dominik Szoboszlai, i cili realizoi nga afërsia pas një kundërzbritje – ku u asistua nga Cody Gakpo (67’).
Me këtë fitore, Liverpool merr tre pikë derisa Milani mbetet pa pikë.