Liverpool triumfon bindshëm ndaj Brentfordit - NACIONALE

Liverpool triumfon bindshëm ndaj Brentfordit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Brentfordit, në kuadër të xhiros së 12-të në Premierligë.

“Reds” ishin më të mirë se “Bletat” duke triumfuar me rezultat bindës 3:0.

Darwin Nunez realizoi dy gola fantastik për pesë minuta mirëpo që dy gola mirëpo fatkeqësisht për uruguaianin u anuluan për pozitë jashtë loje (22’, 27’).

Mirëpo, ishte sulmuesi Mohamed Salah që zhbllokoi rezultati pas një asistimi të Nunezit (39’), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Egjiptiani pastaj dyfishoi epërsinë pas një tjetër aksioni – ku këtë herë u asistua nga Tsimikas (62’).

Kurse, fitoren e vulosi Diogo Jota pas një tjetër asistimi të Tsimikas (74’).

Pas këtij triumfi, Liverpool ngjitet në pozitën e dytë me 27 pikë aq sa ka Manchester City me një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Brentford bie në vendin e 10-të me 16 sosh

Lajme të ngjashme