Liverpool thellon epërsinë, Elliott finalizon tejet bukur
Liverpool ka arritur t'i shënojë dy gola të shpejtë në pjesën e dytë ndaj Ajaxit në Amsterdam.
Pasi dyfishoi epërsinë me Darwin Nunez në minutën e 49-të, Liverpoolit i janë dashur tre minuta për ta gjetur golin e radhës.
Ishte një pasim i bukur nga Salah që gjeti të lirë mesfushorin kreativ anglez, Elliott, i cili nga një kënd thuajse i vdekur shënoi për 0:3.