Liverpool po i jep leksion Tottenhamit, Salah shënon golin e tretë pas 14 minutave
Liverpool ka shënuar edhe golin e tretë pas vetëm 14 minutave lojë ndaj Tottenhamit, në kaudër të derbit anglez për xhiron e 34-të në Premierligë.
"Reds" shënuan me anë të Mohamed Salah, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.
Ishte Romero që shkaktoi një penallti pas një ndërhyrje të rrezikshme te Cody Gakpo me arbitrin që akordoi 11-metërsh, ku u tregua i saktë egjiptiani.