Liverpool përmbys rezultatin, Firmino shënon sërish
Firmino është ndoshta lojtari i vetëm i Liverpoolit që po kalon në një formë të mirë gjatë kësaj periudhe. Ai gjeti golin e dytë në ndeshje, duke përmbysur në 1:2 rezultatin në udhëtim ndaj Rangers.
Ishte një pasim shumë i mirë nga Gomez në minutën e 55-të, që gjeti të lirë Firminon në zemër të zonës kundërshtare.
Sulmuesi brazilian nga afërsia vetëm shtyu topin në rrjetë, për të shënuar për 1:2.