Liverpool në ‘frymën e fundit’ mposht Newcastle United, Tottenham merr një barazim te West Ham - NACIONALE

Liverpool në ‘frymën e fundit’ mposht Newcastle United, Tottenham merr një barazim te West Ham

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool me vështirësi ka arkëtuar pikët e plota kundër Newcastle United, derisa Tottenham u ndal në barazim te West Ham.

"Reds" zhvilluan lojë të bukur në "Anfield", duke vulosur fitoren në kohën shtesë për të marrë një fitore të madhe me rezultat 2:1.

Vendasit dominuan në të gjitha aspektet gjatë tërë kohës duke rrezikuar qysh nga fillimi me Luis Diaz, që nuk arriti të shënojë përballë Pope (3').

Mirëpo, ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi përmes blerjes më të fundit Alexander Isak që mori një asistim të shkëlqyeshëm nga Sean Longstaff dhe i dha epërsinë Newcastles (38').

Në fakt, ky gol doli të jetë i vetmi për këtë pjesë, pasi asnjëra skuadër më nuk gjeti rrugën drejtë rrjetës.

Në pjesën e dytë, Newcastle e nisi shumë më mirë duke shënuar sërish me Isak, që realizoi një eurogol duke dribluar dy futbollistë, por që u anulua për pozitë jashtë loje (55').

Mirëpo, vetëm gjashtë minuta më vonë nisi këndellja e Liverpool që barazuan rezultatin përmes sulmuesit që po kalon formë të mirë Roberto Firmino që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Mohamed Salah (61').

Kur mendohej që gjithçka do të mbyllet me rezultat 1:1, në kohën shtesë në skenë doli talenti Fabio Carvalho që shënoi nga afërsia pas një tjetër asistimi të egjiptianit (90+8').

Kështu, Liverpool ngritët në pozitën e pestë në tabelë me tetë pikë, derisa Newcastle qëndron në vendin e 11-të me gjashtë sosh.

Ndërkohë, në anën tjetër Tottenham është pajtuar me një barazim në udhëtim te West Ham.

Spurs pavarësisht posedimit nuk arritën më shumë se një pikë te skuadra londineze me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:1.

Tottenham kërkoi një penallti pas vetëm 12 minutave lojë, por pas rishikimit të VAR-it, 11-metërshi nuk u akordua.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte gjeti rrugën drejtë rrjetës përmes Harry Kane me një super goditje, që në fund u numërua si autogol i Thilo Kehrer (34'), me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ishte Michail Antonio që pas një asistimi të Tomas Soucek që shënoi nga afërsia për të barazuar rezultatin (55').

Kështu, Tottenham renditët e treta me 11 pikë, derisa West Ham qëndron në pozitën e 14-të me katër sosh.

Lajme të ngjashme