Liverpool ndalet sërish, këtë herë nga Crystal Palace - NACIONALE

Liverpool ndalet sërish, këtë herë nga Crystal Palace

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Crystal Palace, në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.

"Reds" dominuan plotësisht në këtë sfidë, por u mungoi finalizimi me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0:0.

Liverpool nisi ta tentojë golin qysh nga minuta e parë duke pasur dy super raste përmes Diogo Jotas, i cili dështoi dy herë nga afërsia.

Pas kësaj, Crystal Palace kishte një mundësi të mirë shënimi me anë të Marc Guehi, por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Vlen të ceket edhe rasti i Jean-Philippe Mateta i cili goditi traversën, që ishte një fat i mirë për Liverpoolin.

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë me rastin më të mirë që e kishte Liverpooli përmes Mohamed Salah, por edhe egjiptiani ishte i pasaktë.

Kështu, Liverpool tani ngritët në pozitën e shtatë me 36 pikë, derisa Crsytal Palace zë pozitën e 12-të me 27 sosh.

Liverpool në ndeshjen e radhës do ta zhvillojë përballjen ndaj Wolves, që s'u zhvillua në xhiron e shtatë, derisa Crystal Palace do të ketë punë me Aston Villan.

Lajme të ngjashme