Liverpool mposht Wolvesin, i afrohet top pesëshes - NACIONALE

Liverpool mposht Wolvesin, i afrohet top pesëshes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Wolves, në ndeshjen që s'u zhvillua në xhiron e shtatë të Premierligës.

"Reds" triumfuan me rezultat 2:0 që t'i afrohen gjithnjë e më afër pozitave që të dërgojnë në Evropë.

Liverpool e nisi më mirë qysh nga minutat e parë duke pasur më shumë posedimin e topit dhe duke krijuar disa aksione të shpejta, që u mungoi finalizimi.

Mesfushori Harvey Elliott dha disa pasime të bukura te Darwin Nunez, por uruguaiani nuk i finalizoi.

Nunez në fakt kaloi Liverpoolin në epërsi me një gol të bukur, por që pastaj u anulua nga VAR-i shkaku i një faulli të shkaktuar gjatë krijimit të aksionit.

Ishte mbrojtësi Virgil van Dijk që kaloi Liverpoolin në epërsi pas një harkimi të saktë të Diogo Jotas (73').

Ndërsa, katër minuta më vonë mbrojtësi i krahut Konstantinos Tsimikas dhuroi një pasim të bukur te Mohamed Salah, që e kishte të lehtë ta dërgonte në rrjetë për ta vulosur fitoren (77').

Kështu, Liverpool ngritët në pozitën e gjashtë me 39 pikë, dy më pak se pozita që të dërgon në Ligën e Evropës, derisa Wolves qëndrojnë në pozitën e 15-të me 24 sosh.

Në xhiron e radhës, Liverpool do ta zhvillojë derbin e rivalëve të urryer ndaj Manchester Unitedi, kurse Wolves janë nikoqir i Tottenhamit.

Lajme të ngjashme