Liverpool me mund ndaj Lille, Atletico fiton me përmbysje kundër Leverkusenit - NACIONALE

Liverpool me mund ndaj Lille, Atletico fiton me përmbysje kundër Leverkusenit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liverpooli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Lille, derisa Atletico Madrid edhe pse me një lojtar më pak e fitoi sfidën ndaj Bayer Leverkusenit.

“Reds” i arkëtuan pikët e plota për ta siguruar pozitën e vendit të parë me rezultat të ngushtë 2:1.

Mo Salah me një gol të bukur pas asistimit të Curtis Jones i kaloi vendasit në epërsi (34’).

Mysafirët pastaj mbeten me një lojtar më pak pasi Mandi u përjashtua si pasojë e kartonit të dytë të verdhë.

Sidoqoftë, Lille s’u dorëzua për ta barazuar rezultatin falë Jonathan David që përfitoi nga një top i kthyer (62’).

Megjithatë, heroi i Liverpoolit doli të jetë Harvey Elliott që me një supergol ia fitoi pikët e plota klubit në “Anfield”.

Liverpooli e siguron pozitën si vend i parë në fazën e ligës me 21 pikë derisa Lille bie në pozitën e 11-të me 13 sosh.

Ndërkohë, Atletico Madrid edhe pse me një lojtar më pak që nga minuta e 23-të, e mundi Bayer Leverkusenin me rezultat 2:1.

Barrios bëri një ndërhyrje të rëndë te Granit Xhaka kësisoj u përjashtua direkt me të kuq.

Mysafirët pastaj e zhbllokuan epërsinë përmes Hincapie që realizoi pas asistimit të Mukiele (45+1’).

Sidoqoftë, në pjesën e dytë – Atletico ishte skuadër shumë më e mirë. Julian Alvarez realizoi dygolësh për ta përmbysur rezultatin (52’, 90’).

Atletico ngjitët në pozitën e tretë me 15 pikë kurse everkuseni qëndron në vendin e gjashtë me 13 sosh.

Lajme të ngjashme