Liverpool gjen pasuesin e Kloppit, nis kontaktet me Alonson
Liverpool ka bërë kontaktet e para me trajnerin Xabi Alonso lidhur me mundësinë që të jetë pasuesi i Jurgen Kloppit.
Tekniku gjerman bëri befasinë javë më parë, duke njoftuar se do të largohet nga Man City pasi “s’ka më energji” dhe dëshiron të pushojë së paku një vit.
Ndër të preferuarit e bordit të skuadrës angleze, është Alonso që po mahnit të gjithë te Bayer Leverkuseni, ku në 30 ndeshje vazhdon të jetë i pamposhtur.
“Foot Mercato” raporton se bisedimet mes dy palëve tashmë kanë nisur zyrtarisht me Alonson, që gjithashtu nuk do ta refuzonte ish klubin.
Sidoqoftë, negociatat veçse janë në fazën e parë dhe nuk do të vazhdojnë menjëherë tutje meqenëse Alonso është plotësisht i fokusuar të bëjë mrekullinë dhe ta fitojë titullin e Bundesligas me Leverkusenin.
Momentalisht, skuadra ku ndodhet edhe Granit Xhaka është lider në tabelë pas 20 xhirove, dy pikë më shumë se Bayern Munich, me të cilët do të përballet direkt të shtunën.
Muajin e kaluar, Alonso e distancoi vetën nga këto raportime: “Isha i befsuar nga lajmet për Jurgen. Kam respekt të madh për të dhe Liverpoolin. Momentalisht po e shijoj kohën këtu, jemi në një rrugëtim të bukur”.
“Kam motivim të madh për punën këtu, jam i lumtur me skuadrën dhe klubin, andaj ky është fokusi im. Fokusimi im s’është në ma, por në ndeshjen e radhës. Mirëpo, mund të them se kam qenë i befasuar me atë që ndodhi me Jurgen te Liverpooli”.