Liverpool fiton derbin anglez ndaj Manchester Cityt
Liverpool ka nisur këndelljen duke shënuar fitore në derbin ndaj rivalit, Manchester City, në kryederbin e xhiros së 11-të në Premierligë.
"Reds" fituan me rezultat minimal 1:0, në sfidën ku kishte shumë raste e lojë të hatashme, por që nuk kishte konkretizime të shumta.
Liverpool nisi të rrezikojë fillimisht me Diogo Jota, goditja e të cilit u ndal për mrekulli nga Edersoni.
Pastaj, Man City nisi të ketë posedimin për disa minuta duke provuar të kalojnë në epërsi përmes Erling Haaland, goditja e të cilit u ndal nga Alisson.
Kësisoj, meqenëse nuk kishte finalizime dy skuadrat shkuan në pushime me rezultat të barabartë 0:0.
Në pjesën e dytë, Man City arriti të kalojë në epërsi përmes Phil Foden që përfitoi nga një top i kthyer, por që goli iu anulua për pozitë jashtë loje pasi Haaland kishte shkaktuar një faull te Fabinho (53').
Vetëm disa minuta pas kësaj, Diogo Jota provoi nga një kundërsulm i shpejtë, që gjithashtu nuk u finalizua.
Dy skuadrat angleze vazhduan ta kërkojnë golin e kur askush nuk e priste. Alisson Becker me një goditje të hatashme gjeti Mohamed Salah, i cili ishte i lirë dhe arriti të shënojë në përballjen një kundër një ndaj Edderson (76').
Pas pranimit të golit, Man City provoi që gjithsesi ta barazonte rezultatin, por që assesi nuk e arriti.
Situata u tensionua në minutat e fundit, me trajnerin Jurgen Klopp që u ndëshkua me karton të kuq pas reagimeve të ashpëra nga një ndërhyrje e Salah, që nuk u ndal nga arbitri.
Kështu, Man City "shijon" humbjen e parë për këtë edicion, duke bërë një hap fals në garën për titull dhe u renditur në pozitën e dytë në tabelë me 23 pikë, derisa Liverpool falë kësaj fitore ngritët në pozitën e tetë në tabelë me 13 sosh.
Man City në xhiron e radhës ishte planifikuar që të përballet me Arsenalin, por ndeshja është shtyrë.
Kurse, Liverpool do ta zhvillojë sfidën tjetër kundër Ëest Hamit.