Liverpool favorit për Moukoko, por rivalizohet edhe nga Real Madrid, Barcelona dhe PSG
Liverpool raportohet se është duke prirë në garë për shërbimet e talentit të ri të Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko.
17-vjeçari e ka nisur këtë edicion të Bundesligas në mënyrë brilante, duke shënuar tre herë në nëntë ndeshje të ligës.
Në të gjitha kompeticionet, Moukoko ka zhvilluar 15 paraqitje pavarësisht moshës së re, duke u parë si një ndër talentët më perspektivë të madhe për të ardhmen e afërt.
Forma e mirë dhe mënyra e lojës ka bërë që të kërkohet nga top klubet në Evropë, me Liverpoolin e Jurgen Kloppit që është në pozitën më të mirë për ta nënshkruar.
Sidoqoftë, raporti shton se "Reds" duhet të garojnë me Barcelonën, Real Madridin dhe PSG-në për të siguruar shërbimet e talentit, që do të jetë agjent i lirë në fundin e sezonit.
Moukoko ka qenë pjesë e grupmoshave të Dortmundit, por është familjar me Barcelonën pasi luajti kundër tyre në Ligën e re të UEFA-s para tre edicioneve.

Ai është përballur në "Camp Nou" me lojtarët që tani janë titullar te Barcelona, si Arnau Tenas, Alejandro Balde dhe Nico Gonzalez, në dy sfidat që i patë fituar Dortmundi.
Nga aspekti i Liverpoolit, derisa Roberto Firmino dhe Mohamed Salah janë duke vazhduar të arrijnë vitet e fundit të karrierës, andaj iu duhen zëvendësime afatgjatë.
Darwin Nunez u nënshkrua pasi Sadio Mane u shit te Bayern Munich dhe Fabio Carvalho erdhi nga Fulham dhe mund të luajë në rolet sulmuese.
Kështu që Moukoko mund të hyjë dhe të jetë lojtari i tretë në një treshe emocionuese rinore për “Reds”.