Liverpool dhe Mo Salah shumë larg marrëveshjes për rinovim - NACIONALE

Liverpool dhe Mo Salah shumë larg marrëveshjes për rinovim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Negociatat mes Liverpoolit dhe sulmuesit Mohamed Salah për rinovimin e kontratës po vazhdojnë, mirëpo thuhet se marrëveshja është ende shumë larg.

Salah është një ndër tre yjet e Liverpoolit pranë Van Dijk dhe Alexander-Arnold që do të bëhet agjent i lirë në qershorin e vitit 2025.

“Reds” kanë nisur punën për t’ia rinovuar kontratën dhe po diskutojnë vazhdimisht për t’ia plotësuar kërkesat për pagë në kontratën e re, mirëpo “Sky Sports Germany” raporton se marrëveshja nuk është as afër për t’u arritur.

Salah u bë lojtari më i paguar në histori të Liverpoolit kur rinovoi më 2022, ndërsa nuk është duke pajtuar për ta zbritur pagën siç shpresonte klubi anglez.

Egjiptiani ka disa opsione në tavolinë për Evropë, si dhe Arabinë Saudite, me këta të fundit që tentuan edhe vitin e kaluar, duke ofruar 150 milionë euro (verbale), sidoqoftë Liverpooli s’pranoi ta shiste.

I pyetur për të ardhmen e Salah, trajneri Slot nuk pranoi aspak ta komentonte: “Situatat e kontratës fliten nga personat që duhet të flasin”.

“Unë jam një prej tyre por nuk më takon të flasë në publik. Flasë me drejtorin sportiv Richard. Aty flasim dhe jo para mikrofonit”.

Ndërkohë, përpos Salah edhe Trent Alexander-Arnold po shkon drejt largimit, me spekulimet që po e dërgojnë te Real Madridi.

Lajme të ngjashme