Liverpool bindshëm ndaj Bournemouthit, ikën +5 në krye të Premierligës
Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Bournemouth, në kuadër të xhiros së 21-të në Premierligë.
“Reds” fituan bindshëm me rezultat 0:4, për të vazhduar me serinë pozitive.
Pjesa e parë ishte mjaft e barabartë, me dy skuadrat që kishin raste shënimi por iu mungoi finalizimi.
Megjithatë, në pjesën e dytë Liverpool nuk i dha asnjë shans vendasve duke realizuar plot tre herë.
Fillimisht, Darwin Nunez kaloi “Reds” në epërsi me një goditje të bukur pas asistimit të Diogo Jotas (49’).
Mysafirët vazhduan me të njëjtën dominim, me Jotan që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Cody Gakpos (71’).
Kurse, portugezi më pas u gjend në vendin e duhur duke përfituar nga një top i kthyer për ta realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e Kloppit (80’).
Fitoren e Liverpoolit e vulosi Nunez në minutat shtesë pas një asistimi të bukur të Joe Gomezit (90+2')
Me këto tre pikë, Liverpool ikën plus pesë në kreun e Premierligës me 48 pikë derisa Bournemouth renditet në pozitën e 12-të me 25 sosh.