Man City fiton ndeshjen e mërzitshme kundër Atl Madridit, Liverpooli shumë i fortë për Benfican
Kanë përfunduar dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve në program për të martën mbrëma.
Manchester City ka mposhtur Atletico Madridin, në 'Etihad', me rezultat 1-0, falë golit nga Kevin De Bruyne në minutën e 70.
Në përballjen tjetër, Liverpooli triumfoi 3-1 si mysafir i Benficas.
Golat nga Konate 17', Mane 34' dhe Diaz 87', ia siguruan fitoren 'Të Kuqve' kundër portugezëve, të cilët, krejt çka arritën të bënin ishin të shënonin një herë përmes Nunez 49'.
Rrëshqitni më poshtë për raporte të detajuara nga të dy takimet.