Kosova "shpartallon" Qipron dhe ruan pozitën e dytë në grup - NACIONALE

Kosova "shpartallon" Qipron dhe ruan pozitën e dytë në grup

1 vit më parë

nga NACIONALE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Muriqi: Të shpresojmë në short të mirë

Sulmuesi Vedat Muriqi është ndarë tejet i kënaqur me fitoren kundër Qipros, duke thënë se mund të shënonin edhe më shumë.

"Jam shumë i lumtur që e mbyllim ciklin me fitore dhe në vendin e dytë, pasi meqenëse e humbëm vendin e parë, ishte qëllimi. Bëmë një super ndeshje, ka mundur rezultati të jetë edhe më i thellë sepse kam pasur edhe dy raste. Por, dua të jem në çdo moment në fushë për kombëtaren time".

Ylli i Mallorcas pastaj komentoi rezultatet negative që kishin duke thënë se tani të gjithë po luajnë më mirë, e tani mbetet vetëm fati në short.

"Këto lojë na duhen kohë, e kemi pasur një periudhë të dobët sepse nuk ishin aktivë në ekipet e tyre. Ndërsa, me këtë 11-she të gjithë ishim aktiv, tani qëllimi është që të mbërrijmë aty lart. Tash të shpresojmë që të kemi një short të mirë".


1 vit më parë

nga NACIONALE

Emërllahu: Debutimi te Kosova është ndjenjë e papërshkrueshme

Mesfushori Lindon Emërllahu e ka vlerësuar si ndjenjë të papërshkrueshme debutimin te Kosova.

Pavarësisht që nuk ishte për shumë minuta në fushë, Emërllahu tha se shpreson që të fitojë sërish ftesë, ndërsa tha se lojtarët e Kosovës e kanë pritur mjaftë mirë.

"Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Shpresoj që prapë të ftohem dhe të kem më shumë minuta. Prej ditës së parë më kanë mbështetur, kanë biseduar me mua dhe gjithçka tjetër".

"Është motiv që të vazhdoj me këta lojtarë, jam duke mësuar nga lojtarët që janë më të vjetër në moshë dhe më ndihmojnë shumë".


1 vit më parë

nga NACIONALE

Hadërgjonaj: Mund të shënonim tetë ose nëntë gola

Mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj thotë se kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola kundër Qipros.

Ylli i Kasimpas për “Supersport”, nënvizoi se e merituan fitoren, njësoi sikur ndaj Irlandës Veriore.

"Besoj që e arritëm me sukses në bazë të lojës dhe merituam këtë fitore të madhe. Kënaqëm tifozët dhe të gjithë popullin. Luajtëm shumë mirë dhe e merituam fitoren. Kemi luajtur edhe ndaj Irlandës Veriore, por ajo nuk eci në fund siç duhet. Mendoj se me këtë jemi shpaguar".

I pyetur se pse Kosova po pranon gola pas minutës së 80-të, Hadërgjonaj thotë se nuk e ka vërejtur dhe që në këtë sfidë mund të shënonin tetë apo nëntë gola.

"Unë s'e paskam vërejt (qesh). Ndonjëherë minutat e fundit, ndonjëherë në fillimin e lojës. Kemi mundur të shënonim shtatë, apo tetë ose nëntë gola. Kjo lojë ka qenë tejet e madhe".


1 vit më parë

nga NACIONALE

Muslija: Jam shumë i kënaqur, trajneri më ka thënë të provojë më shumë gjuajtje nga distanca

Mesfushori Florent Muslija është ndarë tejet i lumtur pas fitores bindëse ndaj Qipros.

Ai tha se kanë luftuar shumë për këtë fitore, derisa edhe Giresse i ka thënë që të gjuajë më shumë drejtë portës.

"Kemi luftuar shumë, punën e kemi bërë fantastike. Jam shumë i lumtur për Kosovën, normal që çlirohesh pak. Jam shumë i kënaqur. Po normal, trajneri më thotë nëse ke rast provo, nëse jo vazhdosh të provosh", deklaroi ai.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Celina: Më ka munguar Kosova

Mesfushori Bersant Celina ka folur pas fitores ndaj Qipros duke thënë se është i kënaqur me kthimin te Kosova.

Ai tha se i kishte munguar Kosova, derisa tregoi arsyen pse nuk provoi të shënonte nga distanca.

"Më ka munguar shumë, jam kthyer pas një viti. Jam shumë i gëzuar dhe që u ktheva pas një kohe shumë të gjatë. Jam shumë i gëzuar. Mendoj se të gjithë të tjerët po luajnë mirë dhe biseduam para ndeshjes se duhet të jemi më të mirë në aspektin defensivë, prandaj edhe unë u mora më shumë në mbrojtje, por ndoshta është dashur të provojë më shumë", deklaroi ai.

Tek në fund ai komentoi edhe nivelin e ligës në Turqi, atje ku është huazuar te Kasimpasa: "Liga e Turqisë është ligë jashtëzakonisht e mirë dhe jam duke shikuar të përgatitem sa më mirë."


1 vit më parë

nga NACIONALE

Giresse: Luajtëm mirë, Celina dhe Fazliji bën paraqitje të mirë

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka dhënë mendimin e tij mbi ndeshjen.

"Edhe në Irlandën Veriore zhvilluam lojë të mirë, por që nuk fituam. Sot luajtëm mirë dhe fituam, prandaj jam i kënaqur me lojën".

Sa i përket Betim Fazlijit, ai deklaroi: "Është e vërtet se nuk luan në atë pozitë, por ja që me ne luan dhe ai bëri një paraqitje mjaftë të mirë. E përmenda që është lojtar inteligjent, na solli ndihmë ehde ndaj Irlandës Veriore. Pse të mos luaj edhe në të ardhmen, na duhen lojtarë që do të na ndihmojnë."

Për Bersant Celinën ai u deklarua mjaft i lumtur: "Bersant Celina po bën paraqitje shumë të mirë. Është lojtar i mirë dhe na ndihmon shumë". "Në këtë kompeticion. I kishim dy loja që humbëm ndaj Greqisë dhe ajo që e humbëm në Irlandë. Edhe nëse nuk do të kishim përfunduar, padyshim do të kishim paraqitje dinjitoze që do të na përshtatet neve. Ajo për cka kam ardh, është për t'i dhënë progres ekipit dhe jam duke i dhënë progres".

Giresse theksoi se i duhet akoma Kosovës që ta përmirësojë efikasitetin: "Në aspektin sportiv mendoj që duhet të përmirësohemi të konkretizimi i rasteve sepse kjo është ajo që na duhet. Kjo ishte plani sportiv deri tani, kurse në aspektin tjetër na duhen lojtarë të tjerë që ta ndihmojnë ekipin e Kosovës".


1 vit më parë

nga NACIONALE

Rrudhani: Golin ia dedikoj familjes, krenar që shënova në “Fadil Vokrri”

Pas fitores së madhe ndaj Qipros dhe golit të shënuar, mbrojtësi Donat Rrudhani ka folur për “Supersport”, ku theksoi se ndihet tejet i lumtur.

“Nuk është vetëm rezultati, por kemi treguar edhe lojë të mirë. Në ndeshjen ndaj Irlandës kam besuar që kam me pasur notë të mirë dhe sot jam shumë krenar që shënova në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”. Golin ia dedikoj familjes, që më kanë qëndruar gjithmonë prapë dhe gjithë shqiptarëve”.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës “demolon” Qipron midis “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë në “Fadil Vokrri", kundër Qipros në kuadër të ndeshjes së fundit për Ligën C, të Ligës së Kombeve.

Pas humbjes ndaj Irlandës Veriore, “Dardanët” u këndellen shpejtë duke shënuar fitore me rezultat bindës 5:1, ku bënë paraqitje fenomenale në të gjitha aspektet.

Qipro nisi më mirë duke rrezikuar pas vetëm disa sekondave, mirëpo që Samir Ujkani me një super pritje nuk lejoi topin të përfundojë në rrjetë.

E pas këtij aksioni, Kosova kishte posedimin gjatë tërë kohës duke bërë lojë të bukur dhe shumë ofensive.

Zhvillohej minuta e 22-të, ku pas një aksioni të shpejtë Vedat Muriqi provoi të shënoi me top, por portieri largoi topin, e nga topi i kthyer shënoi Florent Muslija me një gjuajtje fantastike për të vendosur Kosovën në epërsi.

Pas këtij goli, Kosova veç rriti sulmet e njëpasnjëshme duke rrezikuar disa herë radhazi përmes Vedat Muriqit dhe Arbër Zenelit, që fatkeqësisht nuk i finalizuan.

Donat Rrudhani mori një top në mesfushë duke bashkëpunuar për mrekulli me Vedat Muriqin, e në fund duke dribluar edhe një mbrojtës pastaj dyfishoi epërsinë e Kosovës (45+2’), rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.

Kosova e nisi edhe më zjarrtë pjesën e dytë, duke kaluar në epërsi vetëm disa sekonda pasi nisi loja. Ishte Bersant Celina, që dhuroi një pasim maestral te Vedat Muriqi, me këtë të fundit që goditi shtyllën e nga topi i kthyer shënoi lehtësisht Elbasan Rashani (46’).

Kosova vazhdoi të dominojë, e nuk vonuan shumë derisa kompletuan ‘pokerin’. Celina sërish pasoi te Muslija, me këtë të fundit që e vendosi Muriqin përballë portierit, e ylli i Mallorcas ishte i pagabueshëm nga afërsia (52’).

Tutje, djelmoshat tanë vazhduan me posedimin e plotë e kishin raste të tjera shënimi, mirëpo që nuk i konkretizuan.

E tëra që arriti të bënte Qipro, ishte goli i nderit i shënuar nga mbrojtësi Valentin Roberge, i cili realizoi një vollej pasi ishte “harruar” nga mbrojtja vendase (81’).

Por, pas goli të pranuar, Kosova nuk vonoi dhe riktheu epërsinë e katër golave, duke shënuar përmes Muriqit, që u asistua nga Rashica.

Vlen të ceket se edhe dyshja Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutuan, duke hyrë në lojë në fundin e ndeshjes.

Kështu, Kosova e mbyll si pozitë e dytë me nëntë pikë, gjashtë më pak se lideri Greqia që avancon në Ligën B, derisa Qipro shpëton nga play-offi, mirëpo jo Irlanda Veriore me nga pesë pikë.

Kjo pozitë e dytë është tejet e nevojshme te Kosova, pasi tani renditemi në vazon e katërt për shortin e Kampionatit Evropian.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Debutojnë Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse i ka dhënë debutimi dyshes së Superligës së Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi.

Të dy lojtarët u futën në lojë në minutën e 90-të, duke zëvendësuar dyshen Florent Muslija dhe Florent Hadërgjonaj.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Super Vedat Muriqi shënon të dytin personal, asiston Rashica

Kosova ka shënuar edhe golin e pestë në ndeshjen ndaj Qipros.

Ishte sulmuesi Milot Rashica që harkoi për mrekulli te Vedat Muriqi, i cili realizoi me kokë.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Qipro realizon ndaj Kosovës

Mysafirët kanë gjetur rrugën drejtë rrjetës pas 81 minutave lojë ndaj Kosovës.

Ishte mbrojtësi Valentin Roberge që shënoi me një gjuajtje vollej pasi ishte harruar nga mbrojtja vendase (81').


1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësimet e para te Kosova, hynë Bytyqi dhe Dreseviq

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka bërë zëvendësimet e para duke vendosur në lojë Zymer Bytyqin dhe Ibraim Dreseviq, duke larguar Elbasan Rashanin dhe Amir Rrahmanin.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësimet e para në lojë bëhen nga Qipro

Mysafirët kanë bërë zëvendësimet e para pas një ore lojë.

Mesfushori Grigoris Kastanos dhe sulmuesi Marinos Tzionis janë zëvendësuar nga Alexander Gogic dhe Fotis Papoulis.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosova "poker" Qipros, Vedat Muriqi gjen rrjetën

Kombëtarja e Kosovës sapo ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Qipros.

Këtë herë ishte qendërsulmuesi Vedat Muriqi, që gjeti rrugën drejtë rrjetës (53').

Pas një tjetër aksioni të bukur nga Muslija, ylli i Mallorcas mposhti lehtësisht portierin.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosova e pandalshme, Elbasan Rashani shënon të tretin

Kombëtarja e Kosovës menjëherë ka shënuar pasi nisi pjesa e dytë, përmes Elbasan Rashanit.

Ishte një bashkëpunim i jashtëzakonshëm i Bersant Celinës dhe Muriqit, me goditjen e këtij të fundit që përfundoi në shtyllë, e nga topi i kthyer shënoi Rashani (46’).


1 vit më parë

nga NACIONALE

Nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë mes Kosovës dhe Qipros, me dy përzgjedhësit që nuk kanë bërë ndonjë zëvendësim.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfundon pjesa e parë: Kosova në epërsi ndaj Qipros

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Qipros, duke qenë në avantazh me rezultat 2:0.

Ky 45-minutësh ishte shumë interesant, me vendasit që dominuan në të gjitha aspektet.

Qipro fillimisht rrezikoi vetëm disa sekonda pasi nisi ndeshja, por Samir Ujkani me një super pritje ia mohojë golin.

Pas kësaj, "Dardanët" morën dominimin e ndeshjes dhe me plot meritë kaluan në epërsi pas golit të Florent Muslijës, i cili realizoi një gol shumë të bukur pas një topi të kthyer.

Tutje, Kosova kishte edhe disa mundësi tjera shënimi përmes Muriqit që rrezikoi me kokë, mirëpo iu mungoi finalizimi.

Në fundin e pjesës së parë, në skenë doli Donat Rrudhani që pas një asistimi maestral të Muriqit, dribloi një mbrojtës dhe pastaj dyfishoi epërsinë e Kosovës (45+2’).


1 vit më parë

nga NACIONALE

Donat Rrudhani fenomenal, Kosova në epërsi të dyfishtë ndaj Qipros

Mesfushori që po luan në aspektin e mbrojtësit të majtë, Donat Rrudhani ka dyfishuar epërsinë për Kosovën.

Pas një tjetër aksioni të shpejtë, ishte Rrudhani që u asistua nga Muriqi dhe dribloi një mbrojtjes, pastaj për të shënuar në portën e Qipros.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Një tjetër super aksion, Panayl i mohon golin Muriqit

Kombëtarja e Kosovës ka krijuar një tjetër super aksion, me Florent Hadërgjonaj që asistoi sërish për mrekulli te Vedat Muriqi, i cili goditi me kokë – por goditja ishte qendrore dhe Panayl bëri një tjetër pritje të bukur që t’ia mohojë golin (41’).


1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosova vijon të sulmojë

30' Kosova po insiston që ta gjejë edhe golin e dytë, pas epërsisë që erdhi me Muslijën. Zeneli është shfaqur i rrezikshëm me disa depërtime, por vetëm saktësia në goditje i ka munguar. Edhe Vedat Muriqi provoi me kokë të godiste drejt portës nga një pozitë e vështirë, por portieri kundërshtar kapi lehtësisht topin. Rezultati vijon të jetë 1:0 në të mirë të "dardanëve".


1 vit më parë

nga NACIONALE

Supergol nga Florent Muslija, Kosova në epërsi

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Qipros përmes sulmuesit Florent Muslija.

Ishte Muslija që realizoi një eurogol me një gjuajtje fantastike pas një topi të kthyer.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Florent Muslija provon nga distanca

Mesfushori Florent Muslija ka provuar të shënojë një gol të bukur nga distanca, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Momentalisht, Kosova është duke dominuar dukshëm ndaj Qipros, e ka pasur raste të shumta, mirëpo momentalisht u mungon vetëm finalizimi.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Vedat Muriqi tenton me kokë, por pafat

Sulmuesi Vedat Muriqi ka bërë tentimin e parë drejtë rrjetës, duke gjuajtur me kokë pas një harkimi nga këndi Florent Hadërgjonaj (13').


1 vit më parë

nga NACIONALE

Aksion i bukur nga Kosova, "Dardanët" pranë golit

Kombëtarja e Kosovës ka pasur aksionin më të mirë nga minutat e parë të ndeshjes.

Nga një aksion i bukur, Arbër Zeneli pasoi te Vedat Muriqi, i cili ia ktheu për mrekulli, por në fund ylli i Reims nuk gjuajti duke provuar të asistojë për Elbasan Rashanin, i cili nuk e kuptoi këtë ide.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Atmosferë e bukur nga "Dardanët"

Tifozët e Kosovës, "Dardanët" janë duke vazhduar me brohoritjet pandalshme duke mbështetur futbollistët tanë.

Atmosfera momentale në "Fadil Vokrri" është tejet e mirë, derisa nevojitet vetëm një fitore që të kompletohet.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Qipro rrezikon menjëherë, Ujkani me super pritje

Mysafirët pas vetëm disa sekondave ka pasur një rast të artë përmes Loizou, që gjuajti nga afërsia, mirëpo portieri Samir Ujkani bëri një super pritje që t'ia mohojë golin e sigurt.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Nis ndeshja Kosovë – Qipro

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Qipros, e fundit për Ligën e Kombeve në kuadër të këtij grupi.

“Dardanët” duan fitore, derisa Qipro që është e motivuar pas fitores ndaj Greqisë gjithashtu synon t’iu nxjerrë probleme.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Futbollistët në fushë duke u përgatitur para ndeshjes

Tashmë, lojtarët tanë dhe të Qipros kanë dal në fushë duke kryer përgatitjen e fundit para se të nis takimi.

“Dardanët” kanë nevojë për një fitore ose se paku një barazim, por kuptohet që Irlanda duhet të ndalet nga Greqia që të mbarojë si pozitë e dytë.

Përndryshe, me një humbje këtu dhe një fitore respektive të Greqisë, Kosova do të binte në ligën D.


Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sfidën kundër Qipros, e fundit në kuadër të ligës C për Ligën e Kombeve.

Formacionet zyrtare janë publikuar më herët, derisa këto ishin 11-shet bazë:

Kosovë (4-2-3-1): Ujkani; Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani; Fazliji; Muslija, Celinal Rashani, Muriqi, Zeneli.

Qipro (4-3-3: Panayl; Andreou, Roberge, Katelaris, Ioannou; Kastanos, Artymatas, Kryaloku; Loizou, Sotliriou, Tzionis.

Lajme të ngjashme