Lionel Messi vendosi një rekord të ri kundër Nantes - paraqitja e tij ishte thjesht magjike
Paris Saint-Germain siguroi një fitore të radhës përsëri në Ligue 1, të shtunën mbrëma.
Skuadra e Christophe Galtier udhëtoi drejt Nantesit para ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit dhe fitoi 3-0.
Neymar, futbollisti aktual më në formë në Evropë, u pushua dhe PSG prapë arriti të fitonte.
Dy "partnerët e krimit" të brazilianit, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi tmerruan kundërshtarin përsëri, me të parin që shënoi dy herë dhe me të fundit që asistoi në të dy golat.
Ishte një tjetër paraqitje perfekte nga Messi në Ligue 1, me argjentinasin që duket se është rikthyer në veten e vjetër, pas një starti turbulent në Paris.
Argjentinasi regjistroi 109 prekje të topit, kreu nëntë driblime me sukses (më së shumti të kompletuara nga ndonjë lojtar në një ndeshje nga top pesë ligat evropiane këtë sezon) dhe krijoi katër shanse përgjatë ndeshjes.
Dy asistimet e fundit të Messit po ashtu ndihmuan të vendoste një rekord të ri të jashtëzakonshëm në departamentin e kreativitetit.
Sipas të dhënave të uebfaqes që mban statistika, "SofaScore", 35-vjeçari është lojtari i parë që regjistron 100 asistime nga starti i sezonit 2015/16.
⚠️ | QUICK STAT
— SofaScore (@SofaScoreINT) September 3, 2022
Following his two assists for Kylian Mbappé's goals against Nantes, Lionel Messi has now become the first player in the top 5 European leagues to provide 100 assists since the start of the 2015/16 season.
Record after record, he continues to amaze. 💎 pic.twitter.com/Qyet72aqVA
Bukur, Leo, shumë bukur.
Përveç se është në mesin e top golashënuesve në histori të futbollit, Messi është edhe në miks të konsiderohet si një prej mesfushorëve më kreativ e më të mirë që ka parë sporti.
Dhe përmbledhja e paraqitjes së ish-superyllit të Barcelonës kundër Nantes, vetëm sa përforcon këtë tezë.
Messi ishte thjesht i pakapshëm në "Beaujoire Stadium", me një performancë që duhet të shqetësojë fansat e Kombëtareve rivale para Kupës së Botës këtë vit, me Argjentinën që po konsiderohet në mesin e favoritëve për të ngritur trofeun.
Shikoni më poshtë përmbledhjen e paraqitjes së shtatë herë fituesit të "Topit të Artë".
Lionel Messi vs. Nantespic.twitter.com/aqAbw3Funt
— ّ (@LSVids) September 3, 2022
Finishin nuk e ka aq të frikshëm sa e kishte dikur, por njeriu është ende magjik dhe duket se i kanë mbetur edhe disa vite në nivelin më të lartë.
Messi tash ka tre gola dhe gjashtë asistime nga gjashtë ndeshjet e PSG-së këtë sezon në Ligue 1, gjë që është goxha impresive.
Vetëm kolegu i klubit, Neymar (7 gola, 6 asistime) dhe Erling Haaland i Manchester Cityt (10 gola, 1 asistim) kanë kontribuar në më shumë gola në top pesë ligat evropiane.