Lionel Messi vazhdon të jetë në "radarin" e Inter Miamit, thotë Neville - NACIONALE

Lionel Messi vazhdon të jetë në "radarin" e Inter Miamit, thotë Neville

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Inter Miamit, Phil Neville ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i mundshëm i sulmuesit të PSG-së, Lionel Messi.

Argjentinasi thuhet se është pranë rinovimit me "Parisienët", mirëpo para disa muajve Inter Miami e kërkonte me patjetër.

I pyetur së fundmi për Messin, Neville thotë se do të donte që shtatë herë fituesi i Topit të Artë t'iu bashkohet gjatë afatit të ardhshëm veror.

"Secila marrëveshje në këtë nivel do të ishte e komplikuar, por pse jo? Unë besoj se mund të ndodh. Lojtarët nga e gjithë bota e shohin MLS si një ligë të mirë".

"Nëse Messi vjen, kjo do të më bënte të lumtur sepse më pëlqen të luaj dhe mësoj nga më i miri".

Megjithatë, pavarësisht kësaj deklarate e ardhmja e Messit do të vazhdojë të jetë në "Parkun e Princave", ku do të nënshkruajë kontratë për dy vitet e ardhshme.

Messi fillimisht do të rinovojë për një vit me opsion për një tjetër, marrëveshje që verbalisht është e kryer.

35-vjeçari u rikthye te PSG javën e kaluar, vetëm dy javë pasi e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar, derisa pritet të luajë titullar ndaj Angers të mërkurën.

Messi përpos Inter Miamit kërkohet edhe nga Barcelona, me drejtuesit e skuadrës katalunase që disa herë e kanë thënë publikisht se duan rikthimin e tij.

Sidoqoftë, asnjë ofertë zyrtare nuk është dorëzuar nga ish klubi, prandaj edhe PSG përfitoi nga rasti duke e ‘kryer’ marrëveshjen.

Lajme të ngjashme