Lionel Messi shënon golin e parë të sezonit, e shpëton Miamin nga humbja
Sulmuesi Lionel Messi e ka gjetur rrugën drejtë golit për herë të parë këtë sezon, duke shënuar në kohën shtesë ndaj LA Galaxy.
Argjentinasi është duke bërë paraqitje të mira që kur nisi kampionati, mirëpo “vuajti” për të realizuar golin e parë.
Megjithatë, tani kjo situatë ka ndryshuar me tetë herë fituesin e Topit të Artë që realizoi në kohën shtesë ndaj Los Angeles Galaxy për rezultatin 1:1.
Messi e nisi për mrekulli aksionin duke pasuar te Jordi Alba, i cili ia ktheu dhe pastaj ai e dërgoi brenda rrjetës.
Pas dy xhirove, Inter Miami renditet në pozitën e parë me katër pikë të mbledhura.