Lionel Messi po mahnit të gjithë në Kupën e Botës, e dëshmojnë edhe statistikat
Që sulmuesi Lionel Messi është duke mahnitur të gjithë në Kupën e Botës "Katar 2022" e dëshmojnë më së miri edhe statistikat.
Argjentinasi shkëlqeu me një gol dhe një asistim në fitoren 3:0 ndaj Kroacisë në gjysmëfinale, duke siguruar "biletën" për në finale.
Sidoqoftë, nëse shohim statistikat atëherë vërehet se Messi ka qenë shumë larg lojtari më i mirë në këtë turne momentalisht.
Ai fillimisht, ka shënuar pesë gola, sa edhe bashkëlojtari i tij i PSG-së, Kylian Mbappe. Ndërsa, numëron tre asistime aq sa kanë edhe Harry Kane, Bruno Fernandes dhe Antoine Griezmann.
Messi deri me tani ka pasur edhe më së shumti goditje (27), pesë më shumë se pozita e dytë që i takon Mbappes (22).
Përpos këtyre, ai gjithashtu ka krijuar më së shumti raste (18), një më shumë se Griezmann (17).
Most goals:
— Squawka (@Squawka) December 13, 2022
◉ 5 - Messi
◎ 5 - Mbappé
Most assists:
◉ 3 - Messi
◎ 3 - Kane
◎ 3 - Fernandes
◎ 3 - Griezmann
Most shots:
◉ 27 - Messi
◎ 22 - Mbappé
Most chances created:
◉ 18 - Messi
◎ 17 - Griezmann
He wants every award at the 2022 World Cup. 😮💨@midnite | #ARG pic.twitter.com/hKy2Qdr8aw
Për Messin kjo është Kupa e Botës e fundit, derisa në finale do ta pret fituesin e përballjes Francë – Kroaci.