Lionel Messi me asistim maestral nga gjysma e fushës, shënon Mbappe
PSG ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen ndaj Angers pas vetëm 26 minutave lojë.
Ylli i mysafirëve, Lionel Messi dhuroi një asistim mahnitës nga gjysma e fushës për Kylian Mbappen, që shënoi nga afërsia.
Argjentinasi me një pasim preciz gjeti të lirë francezin, i cili pastaj dribloi portierin dhe e dërgoi topin brenda portës së zbrazur.