Lionel Messi kërkon nga Inter Miami transferimin e Luka Modricit - NACIONALE

Lionel Messi kërkon nga Inter Miami transferimin e Luka Modricit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lionel Messi thotë se Inter Miami duhet të transferojë gjatë afatit të ardhshëm veror ikonën e Real Madridit Luka Modric.

Kroati këtë sezon ka humbur pozitën e titullarit me trajnerin Carlo Ancelotti që e ka lërë në stol në katër nga gjashtë ndeshjet e para të kampionatit spanjoll.

Modric synon që ta fitojë vendin në formacionin bazë, por mundësitë i ka pasur shumë të vështira deri më tani.

Kësisoj, raportohet se Messi ka kërkuar që Inter Miami të përfitojë nga kjo situatë për të nënshkruar me 38-vjeçarin.

Siç thotë ish sulmuesi malazez Mijatovic, Messi ka diskutuar me presidentin David Beckham për prurjen e mundshme të kroatit.

Ai (Modric) ka pranuar disa oferta nga Amerika, nga shumë skuadra dhe një është konkrete”.

Ai ka pasur oferta gjatë verës nga Arabia Saudite, por dëshironte të qëndronte në Madrid. Vetë Messi personalisht ka qenë i interesuar për këtë mundësi. Në Kroaci, disa ditë më parë, Modric u takua me Beckham derisa po hanin drekë”.

Një lëvizje te Inter Miami do t’i jepte Modricit minutat e duhur për ta mbajtur formën për Kampionatin Evropian “Euro 0224”.

Real Madrid ka një numër të madh talentësh në mesfushë si Edouardo Camavinga, Federico Valverde, Jude Bellingham, Dani Ceballos, Toni Kroos dhe Aurelien Tchouameni andaj nuk do ta pengonin lojtarin nëse bën kërkesë për t’u larguar.

Lajme të ngjashme