Lionel Messi i thotë lamtumirë PSG-së: Faleminderit për eksperiencën e mrekullueshme - NACIONALE

Lionel Messi i thotë lamtumirë PSG-së: Faleminderit për eksperiencën e mrekullueshme

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lionel Messi është përshëndetur me tifozët e Paris Saint-Germain pas dy viteve në “Parkun e Princave”.

Argjentinasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën dhe të largohet si agjent i lirë, me Barcelonën dhe Arabinë Saudite ndër destinacionet me të mundshme.

Për “ESPN”, Messi shkurtimisht ka falënderuar PSG-në për këto dy vite.

Jam i lumtur që isha në gjendje të përfaqësoj PSG-në. Vërtetë e shijova të luaj në këtë skuadër me këta lojtarë të shkëlqyer”.

Dua të falënderoj klubin për eksperiencën e mrekullueshme në Paris”, deklaroi ai.

Messi pritet që javën tjetër të vendos mbi të ardhmen, pra nëse do të rikthehet te Barcelona apo të pranojë ofertën 600 milionë euro për vit te skuadra arabe Al-Hilal.

Përndryshe, argjentinasi sonte do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në fanellën ‘parisiene’ kundër Clermontit.

Përpos Messit, edhe mbrojtësi Sergio Ramos ka konfirmuar largimin nga klubi francez derisa këtë rrugë pritet ta ndjekë edhe sulmuesi Neymar Junior.

Lajme të ngjashme