Lionel Messi i jashtëzakonshëm: Hynë nga stoli dhe shënon het-trik për fitoren e Inter Miamit - NACIONALE

Lionel Messi i jashtëzakonshëm: Hynë nga stoli dhe shënon het-trik për fitoren e Inter Miamit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Inter Miami ka shënuar një fitore të madhe ndaj New England Revolution, me Lionel Messin që sërish bëri dallimin – kësaj here me një het-trik.

Edhe pse Revulotion ishte në epërsi prej dy golave, Inter Miami bëri një përmbysje të çmendur për ta fituar lojën me rezultat 6:2.

Mysafirët morën epërsinë falë golave të Langolit (2’) dhe Borredos (34’), por që Miami e barazoi rezultatin në përfundimin e pjesës së parë (40’, 43’).

Në pjesën e dytë, pastaj vendasit ishin të hatashëm me inkuadrimin e Lionel Messit. Argjentinasi fillimisht bashkëpunoi me Alban për të asistuar te Cremaschi, i cili e përmbysi rezultatin (58’).

Pas kësaj, për vetëm 11 minuta – Messi e kompletoi het-trikun për t’ia siguruar Inter Miamit pikët e plota (78’, 81’, 89’).

Inter Miami kësisoj edhe e siguroi një vend në Kupën e Botës për klube, prandaj Messi sërish mund të përballet me gjigantët evropianë.

Lajme të ngjashme