Lille konfirmon lëndimin e Zhegrovës: Gjashtë javë jashtë fushës - NACIONALE

Lille konfirmon lëndimin e Zhegrovës: Gjashtë javë jashtë fushës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Klubi i madh francez Lille ka konfirmuar se ylli i Kosovës Edon Zhegrova do të mungojë edhe për gjashtë javë.

Anësori këmbëshpejtë u dëmtua në mesin e dhjetorit, ndërsa lëndimi ka rezultuar të jetë shumë më serioz, kësisoj pritet të mos kthehet deri në mars.

Me anë të një komunikate zyrtare, Lille konfirmoi raportimet e medieve franceze se Zhegrova nuk do të jetë në gjendje të kthehet para muajit mars.

Edon Zhegrova do të mungojë edhe për gjashtë javë. Mungoi në disa ndeshje, sulmuesi ynë Edon Zhegrova duhet të vazhdojë me protokollin mjekësor para se të kthehet për të luajtur në kompeticione. Kjo mund të ndodhë brenda gjashtë javëve”.

I urojmë Edonit shërimin më të mirë të mundshëm”, shkroi Lille.

Kësisoj, mbyllet edhe dera për një kalim të Zhegrovës te skuadra italiane Napoli, e cila e kishte ndër alternativat për të zëvendësuar Khvicha Kvarastkhelian, që iu bashkua PSG-së.

Lajme të ngjashme