Liga e Kampionëve: Interi dhe Liverpooli shanset më të mëdha për të përfunduar në TOP 8
OPTA ka theksuar se Interi e Liverpooli kanë shanset më të mëdha për të përfunduar në TOP 8 në Fazën e Ligës të Ligës së Kampionëve, teksa parashikojnë Milanin e Juventusin në një vend në play-off.
Një studim i Opta – i raportuar nga Gazzetta – zbulon se Interi dhe Liverpool ka të ngjarë të përfundojnë në mesin e tetë skuadrave më të mira në tabelën e Ligës së Kampionëve për fazën e grupeve dhe të kalojnë drejtpërdrejtë në raundin e 1/8 së finales
Sipas studimit, Reds kanë një shans 98,89% për të përfunduar në tetë më të mirët, të ndjekur nga Interi me 89,55%.
Lideri i Serie A, Atalanta, një nga skuadrat e pamposhtur të Ligës së Kampionëve këtë sezon, ka një shans 57,57% për të përfunduar në tetëshen e parë. La Dea do të takohet me Real Madridin dhe Barcelonën në tre xhiron e fundit, duke filluar me Mbretërit këtë mbrëmje.

Juventus dhe Milan janë aktualisht jashtë tetëshes së parë me respektivisht tetë dhe nëntë pikë.
Shanset e kuqezinjve për të përfunduar në tetëshen e parë janë nën 50% (36,42%), por ata janë ende më të lart se rivalët e tyre vendas (vetëm 7,69%).
Megjithatë, të dyja skuadrat ka të ngjarë të përfundojnë në mes të pozitës së 9-të dhe të 24-të dhe të kualifikohen në raundin eliminator të play-offit.
Shanset e Milanit janë 62,93%, ndërsa Juventus janë vendosur në 86,72%.
Bologna, klubi i pestë i Serie A në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ka marrë vetëm një pikë në pesë raundet e para.
Rossoblutë nuk kanë asnjë shans për të përfunduar në top 19 dhe vetëm 1,94% shanse për t'u kualifikuar në play-off.