LIGA E KAMPIONËVE: Bayern Munich e viziton Lazion, PSG e pret Real Sociedadin
Faza e 1/8 së finales në Ligë të Kampionëve vazhdon me dy ndeshjet e radhës, ku Lazio do ta presë Bayern Munich në kryeqytetin italian, ndërsa në anën tjetër Real Sociedad e viziton Paris Saint-Germainin.
Dy ndeshjet e para u zhvilluan dje, ku Real Madridi fitoi minimalisht ndaj Leipzig 1:0, ndërsa Manchester City me një këmbë në çerekfinale pas fitores 3:1 ndaj skuadrës inferiore Copenhagen.
Bayern Munich nuk po kalon kohë edhe shumë të mira nën drejtimin e Thomas Tuchel, pasi gjenden në vendin e dytë në Bundesligë, me Bayer Leverkusen që po bën sezon të jashtëzakonshëm. Por bavarezët kanë bërë mirë në Ligë të Kampionëve, pasi kaluan grupin A me pesë fitore dhe një barazim, dhe janë favoritët ndaj Lazios për një vend në mesin e tetë më të mirave.
⚽️ Lazio vs Bayern
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 14, 2024
📌 Stadio Olimpico#UCL pic.twitter.com/YgKm7UybsV
Lazio në anën tjetër në këtë fazë erdhi si e dyta në Grupin E, ndërsa punët mirë nuk i ka në kampionatin italian, ku gjendet në pozitën e tetë, me pesë pikë larg vendeve që dërgojnë në Ligë të Kampionëve.
Përballja tjetër mes Paris Saint-Germain dhe Real Sociedad, mund të jetë shumë interesante. Kjo për faktin se skuadra spanjolle përkundër që në La Liga nuk është në formën më të mirë, në Ligë të Kampionëve ka impresionuar në grupe, ku ishte mbi Interin në grupin D.
Real Sociedad 🔒
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 14, 2024
Fewest goals conceded in the group stage 👏@RealSociedad || #UCL pic.twitter.com/GbXIQFkf0f
Paris Saint-Germain në anën tjetër duket se ka përfunduar punë në Ligue 1, ku vetëm pas 21 xhirove ka 11 pikë më shumë se vendi i dytë dhe koncentrimi i tyre maksimal do të jetë në Ligë të Kampionëve, aty ku me shumë vështirësi kaluan 'Grupin e Vdekjes', vetëm pasi kishte rezultate më të mira direkte me Milanin e vendit të tretë.
Natyrisht se favoriti konsiderohet të jetë PSG, duke parë skuadrën me plotë yje, por Real Sociedad me paraqitjet e saj në grupe, mund të jetë befasia e këndshme e kësaj faze.
Të dy ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ndërsa ndeshjet e kthimit më 5 mars.