“Lider, vëlla, legjendë” – Ylli i Tottenhamit Heung-min Son i dërgon mesazh lamtumirës të larguarit Harry Kane
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Heung-min Son, i ka çuar një mesazh lamtumirës ish-bashkëlojtarit të tij, Harry Kane, me sulmuesin anglez, që sot u bë zyrtarisht lojtar i Bayern Munich, në një marrëveshje prej mbi 100 milionë euro.
Kane përfundoi transferimin e tij prej 100 milionë euro te Bayern Munich të shtunën, duke i dhënë fund partneritetit të tij vdekjeprurës me Son.
Kane dhe Son luajtën së bashku në Tottenham për tetë vite dhe formuan një nga partneritetet më të mira të Premierligës me dy lojtarë. Dyshja së bashku shënuan 40 gola në elitën angleze dhe disa të tjerë në gara evropiane, duke i bërë ata më vdekjeprurësit në historinë 31-vjeçare të ligës.

Duke shkruar në Instagram, Son tha: "Lider, vëlla, legjendë. Që nga dita e parë ishte kënaqësi të luaja krah teje", ka shkruar Son. "Shumë kujtime, lojëra të mahnitshme dhe gola të jashtëzakonshëm së bashku. Harry, faleminderit për gjithçka që më ke dhënë mua, klubit tonë dhe tifozëve tanë. Të uroj asgjë veç më të mirës në kapitullin tënd të ri. Suksese vëlla."
Son do të vazhdojë te Tottenham, me gjasë me një partner të ri sulmues. Megjithatë, është e dyshimtë që ai do të ketë të njëjtin mirëkuptim telepatik që kishte me Kane.
