Lewis Hamilton gati të bëjë lëvizjen befasuese, e lë Mercedesin për Ferrarin - NACIONALE

Lewis Hamilton gati të bëjë lëvizjen befasuese, e lë Mercedesin për Ferrarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shoferi Lewis Hamilton është afër të bëjë një lëvizje shokuese për t'iu bashkuar Ferrarit vitin tjetër, duke i dhënë fund qëndrimit savjeçar te Mercedesi.

Negociatat për ndërprerjen e bashkëpunimit mes britanikut dhe Mercedesit janë afër të mbyllën, që do të ishte fundit romantik i karrierës së tij në Formula 1.

Pasi dështoi që dy sezone të garojë me Mercedesin ndaj Red Bullit, Ferrari është afër ta bind Hamilton se do të ketë një shans më të mirë nëse qëndron me ta.

Hamilton nuk ka fituar ndonjë garë në dy sezone dhe përfundoi në pozitën e tretë në vitin 2023, pasi arriti vetëm gjashtë herë në podium.

Por, kjo nuk do të thotë të harrohet ajo që ka bërë me Mercedesin, duke fituar titullin në vitet 2014 dhe 2015, pastaj fituar për katër sezone radhazi mes 2017 dhe 2020.

Kjo goditje “bombë” nga Ferrardi vie vetëm një vit pasi mohuan bisedimet zyrtarisht me Hamiltonin. Në fakt, ky i fundit nënshkroi kontratë 100 milionëshe për të qëndruar te Mercedesi deri më 2025, por duket se ka një klauzolë largimi në këtë kontratë.

Kësisoj, Hamilton ka të drejtë t’i bashkohet Ferrarit në sezonin 2025 me qëllimin e vetëm që ta mposhtë Red Bullin për titull.

Ferrari i ka ofruar Hamiltonin shansin për ta fituar titullin e kampionit për herën e tetë, që është objektivi i madh për ta tejkaluar legjendën e Michael Schumaher, që fitoi pesë nga shtatë titujt si pjesë e Ferrarit.

Lajme të ngjashme