Lewandowski tregon arsyen e vërtetë se pse dështoi kalimi te Man Unitedi
Sulmuesi Robert Lewandowski e ka pranuar se donte t’i bashkohej Manchester Unitedit, mirëpo ishte Borussia Dortmundi që e bllokoi kalimin e tij në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” donin ta përmirësonin skuadrën në vitin 2012, pavarësisht që kishin emra si Ashley Young, Patrice Evra, Wayne Rooney dhe Rio Ferdinand, të cilët pastaj e fituan Premierligën në vitin 2013.
Në një intervistë me Rio Ferdinandin, polaku e ka konfirmuar se kishte pranuar që t’i bashkohej Unitedit, por Dortmundi e bllokoi lëvizjen.
“Më kujtohet një bisedë me Sir Alex Ferguson. Vendosa t’i bashkohesha Manchester Unitedit në vitin 2012”.
“Më kujtohet biseda, ishte në parapërgatitjet për sezonin, po luanim disa lojë. E dija që Ferguson do të më telefononte. Në pjesën e dytë atë ditë u zëvendësova pas 45 minutave sepse ashtu ishim marrë vesh”.
“E mora telefonin për t’u përgjigjur. Atë kohë, gjuha angleze ishte në nivel ndryshe, sidomos nëse do të flisja me këso personi – Sir Alex Ferguson. Isha shumë nervoz dhe ai më telefonoi. I thashë “Përshëndetje, emri im është Robert Lewandowski”. Ai tha “Çkemi”.
“E dija se çfarë t’i thosha: Sigurisht që dua t’i bashkohem Manchester Unitedit”.
Edhe pse polaku kishte pranuar që t’i ndajë rrugët me skuadrën gjermane dhe të kalojë në Premierligë, Dortmund nuk e lejoi golashënuesin më të mirë të largohet.
“Më kujtohet gjithashtu biseda me presidentin e Dortmundit. Ai më tha se iu nevojitem. Nuk do të më shisnin te Man United sepse isha shumë i rëndësishëm për ta. Nuk ishte koha perfekte”.
“Por, thashë po. I thashë po Manchester Unitedit sepse kur Ferguson të telefonon, nuk mund të thuash jo. Sidomos atëherë që isha 22 ose 23 vjeç. Në atë kohë isha i lumtur te Dormtundi, por Man Unitedi ishte në kohën më të mirë”.