Lewandowski me fjalë të mëdha për Ronaldon: E ka ndryshuar historinë e futbollit - NACIONALE

Lewandowski me fjalë të mëdha për Ronaldon: E ka ndryshuar historinë e futbollit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Robert Lewandowski ka dhënë fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon, duke thënë se ky i fundit e ka ndryshuar historinë e futbollit me shumë rekorde.

Dyshja do të përballen sërish kur Polonia të takohet me Portugalinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Para kësaj ndeshje, polaku ka treguar respekt të madh për arritjet e jashtëzakonshme të portugezit.

“E vlerësoj se çfarë Cristiano Ronaldo ka arritur në karrierë, si e ka ndryshuar historinë e futbollit me shumë rekorde. Kjo padyshim do të mbahet mend në histori”.

“Çfarë më impresionon më së shumti është fakti se pavarësisht që ka arritur gjithçka, ose më shumë se mund të imagjinosh, vazhdon ta ketë entuziazmin për lojë. Mund ta ndjeni edhe zjarrin e tij”.

“Është 39-vjeç, gati 40 dhe prapë tregon pasion të pabesueshëm. Mund t’i shihni reagimet, kur është i zemëruar ose emocionuar dhe reflekton pasionin e tij të thellë”.

“Cristiano kërkon më shumë, punon për të qëndruar në maje. Rruga që ka ndjekur është dhe do të jetë frymëzim për shumë lojtarë të rinj në mbarë botën”.

Jam i sigurt se mijëra lojtarë ëndërrojnë të ndjekin shembullin e tij edhe pse e dinë se diçka e tillë nuk është e lehtë. Ai ka ngritur shiritin e ambicieve, duke e bërë suksesin e nivelit të lartë të arritshëm për 100 për qind nëse angazhohesh vërtetë”.

“Xhelozi? Jo, vetëm respekt total”, nënvizoi Lewa.

Përndryshe, përballja mes Polonisë e Portugalisë zhvillohet më 12 tetor, pra këtë të shtunë.

Lajme të ngjashme