Lewandowski bën heroin, Barcelona fiton me mund ndaj Getafes - NACIONALE

Lewandowski bën heroin, Barcelona fiton me mund ndaj Getafes

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka triumfuar me shumë mund në shtëpi ndaj Getafes, në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Katalunasit arkëtuan pikët e plota duke vazhduar ecurinë fantastike në kampionatin spanjoll, falë një fitore minimale 1:0.

Robert Lewandowski e bëri dallimin me një gol pas një topi të kthyer, gol ky që rezultoi të ketë vlerën e tre pikëve (19’).

Polaku shënoi sërish në fakt, mirëpo që iu anulua goli shkaku i pozitës jashtë loje.

Barcelona ishte shumë më e mirë se Getafe, duke dominuar në të gjitha aspektet dhe krijuar raste me Yamal e Raphinha, sidoqoftë të dy lojtarët nuk kishin fat para portës.

Kësisoj, katalunasit regjistrojnë fitoren e shtatë radhazi në La Liga, duke mbledhur 21 pikë, katër mbi Real Madridin derisa Getafe zë vendin e parafundit me katër sosh.

Lajme të ngjashme