Letexier do ta gjykojë finalen e EURO 2024 - NACIONALE

Letexier do ta gjykojë finalen e EURO 2024

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjyqtari francez, Francois Letexier, është vendosur në krye të detyrës për finalen e madhe të Kampionatit Evropian, në mes të Spanjës dhe Anglisë, përballje kjo që zhvillohet më 14 korrik (e diele).

Komiteti i gjyqtarëve të UEFA-s ka njoftuar se François Letexier nga Franca do të gjykojë finalen e UEFA EURO 2024 mes Spanjës dhe Anglisë, e cila do të luhet në Olympiastadion në Berlin, Gjermani.

35-vjeçari francez, gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2017, ka gjykuar tashmë në 65 ndeshje të UEFA-s në karrierën e tij. Në turneun e EURO-s të këtij viti, ai ka gjykuar tre ndeshje duke përfshirë ndeshjen e 1/8 së finales mes Spanjës dhe Gjeorgjisë dhe dy ndeshjet e fazës së grupeve Kroaci-Shqipëri dhe Danimarkë-Serbi, dhe gjithashtu ka qenë si gjyqtari i katërt në ndeshjen hapëse Gjermani-Skoci në Mynih.

Sezonin e kaluar, Letexier drejtoi dhjetë ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe në Ligë të Evropës dhe ishte gjyqtari i katërt në finalen e Ligës së Kampionëve midis Borussia Dortmund dhe Real Madrid në Wembley. Ai gjithashtu gjykoi Superkupën UEFA 2023 midis Manchester City dhe Sevilla në Pire, Greqi.

François Letexier do të shoqërohet në finalen e së dielës nga asistentët francezë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë gjyqtari i katërt. Në rolin e video asistentit të gjyqtarit (VAR) është caktuar Jérôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe i mbështetur nga Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton formacionin si ndihmës gjyqtari rezervë.

Ekipi i gjyqtarëve

Gjyqtar: François Letexier (Francë)

Ndihmës gjyqtarë: Cyril Mugnier, Mehdi Rahmouni (të dy Francë)

Gjyqtari i katërt: Szymon Marciniak (Poloni)

Ndihmës gjyqtari rezervë: Tomasz Listkiewicz (Poloni)

Video asistent gjyqtari: Jérôme Brisard (Francë)

Asistent VAR: Willy Delajod (Francë)

Mbështetje VAR: Massimiliano Irrati (Itali).

Lajme të ngjashme