L’Equipe: Real Madrid i ka dhënë ultimatum Mbappes të vendos para 15 janarit - NACIONALE

L’Equipe: Real Madrid i ka dhënë ultimatum Mbappes të vendos para 15 janarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid duket se i ka dhënë ultimatum sulmuesit Kylian Mbappe që të marrë vendimin përfundimtar para 15 janarit lidhur me të ardhmen, kështu raporton gazeta më e madhe franceze “L’Equipe”.

E ardhmja e francezit vazhdon të jetë qendra e spekulimeve që disa vite, pasi që sa vjet është i lidhur me kalimin te Real Madrid por marrëveshja asnjëherë s’u realizua.

Sidoqoftë, Real Madrid duket se ka mësuar nga gabimet e bëra në vitin 2021 duke i kërkuar Mbappes të vendos përfundimisht nëse do t’iu bashkohet në verë ose jo në mesin e muajit.

“L’Equipe” raporton se klubi madrilen s’do të presë më si para dy viteve dhe presin nga francezi të jep përgjigjen përfundimtare, ku në rast që refuzon atëherë Reali do të fokusohet në prurje tjera.

Mediumi francez ndër të tjera shton se Mbappe këtë muaj vendos përfundimisht, pra para ndeshjes ndaj Real Sociedadit në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Mbappe së fundmi tha se nuk mendon për të ardhmen dhe që ka një marrëveshje me klubin, duke lënë të kuptohet për “marrëveshjen e fshehur”, ku lojtari ka pranuar t’ia falë klubit parisien bonuset në vlerën e 90 milionë eurove në rast që vendos të largohet si agjent i lirë.

Real Madrid mbetet destinacioni favori megjithatë opsion tjetër mbetet edhe Liverpooli, por nuk hedhet poshtë edhe vazhdimi i kontratës me PSG-në.

Lajme të ngjashme