L'Equipe: Brazili po e konsideron Zidanen si pasuesi i Tites - NACIONALE

L'Equipe: Brazili po e konsideron Zidanen si pasuesi i Tites

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Brazilit është duke e konsideruar trajnerin Zinedine Zidane si pasuesi i mundshëm i Tites.

Federata braziliane është në kërkim të një përzgjedhësi të ri pasi Tite dha dorëheqje, derisa janë përmendur disa emra si Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti.

Sidoqoftë, mediumi më i madh francez "L'Equipe" raporton se Brazili është duke menduar ta punësojë Zidanen.

Që kur u largua nga Real Madridi në edicionin 2020/21, Zidane nuk ka pranuar asnjë ofertë duke pritur deri më tani pozitën e përzgjedhësit të Francës.

Mirëpo, Federata Franceze raportohet se po i ofron Deschamps rinovimin edhe për disa vite pasi kontrata momentale i skadon më 2024. Në rast që kjo gjë rezulton e vërtetë atëherë ish mesfushori do të vlerësojë të gjithë ofertat.

Opsion mjaft atraktiv mund të rezultoi edhe Brazili, pasi aty do të ribashkohej me disa ish futbollistë të Real Madridit, si Casemiro, Vinicius Junior dhe Eder Militao.

Refuzoi Juventusin, Man Unitedin dhe PSG-në

Zidane ishte mjaft i kërkuar këto dy vitet e fundit me disa top klubeve evropiane që u hodhën në garë për t’ia siguruar shërbimet.

Fillimisht ishte Juventusi që po e konsideronte si pasuesi i Andrea Pirlos, mirëpo një marrëveshje e tillë asnjëherë nuk ndodhi – kësisoj rikthyen në stol Max Allegrin.

Pastaj, u raportua vazhdimisht për Manchester Unitedin, me skuadrën angleze që shkarkoi Ole Gunnar Solskjaer, mirëpo thuhet se francezi nuk ishte i interesuar.

Ndërkohë, verën e kaluar pavarësisht që u mohua nga PSG, skuadra parisiene provoi ta bindte, marrëveshje që gjithashtu s’u realizua shkaku që ndikoi e kaluara e tij te Marseille, si dhe ishte në pritje për pozitën e përzgjedhësit të Francës.

Lajme të ngjashme