Leonardo Bonucci i hapur për rikthimin në Serie A, pritet t’i bashkohet Romës
Roma është në bisedime për ta transferuar mbrojtësin Leonardo Bonucci gjatë afatit dimëror.
Italiani u largua nga Serie A për t’iu bashkuar skuadrës gjermane Union Berlin, por gjërat s’kanë shkuar fare sipas pritshmërive pasi edhe humbi vendin në formacionin bazë duke qenë rezervist.
Kësisoj, Bonucci është lodhur nga kjo situatë dhe e ëndërron rikthimin në kampionatin italian.
“Corriere dello Sport” raporton se qendërmbrojtësi është opsion për skuadrën e Romës, që po shikon të përforcohet në aspektin defansiv për pjesën e mbetur të sezonit.
Deri më tani negociatat ende s’janë zyrtare mirëpo për Romën mund të jetë opsion interesant dhe shumë herë më i lirë se disa emra të tjerë në afatin kalimtar të janarit.
36-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar vetëm gjashtë paraqitje për Union Berlini, ku në tre prej tyre ishte titullar dhe ka kontribuar me një gol.
Përpos minutazhës së limituar, Bonucci është shumë i pakënaqur me objektivat e klubit që edicionin e kaluar siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve mirëpo këtë sezon ishte në formë të dobët.