Leo Messi: Vuajtëm shumë, por ia dolëm dhe jemi shumë të lumtur
Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka folur pas ndeshjes në të cilën kombëtarja e tij triumfoi në penallti ndaj Holandës, ku tha se vuajtën, por e rëndësishmja është se ia dolën dhe për këtë janë shumë të lumtur si skuadër.
Gjeniu i vogël ishte i përfshirë në të dy golat që shënuan jug-amerikanët, fillimisht me një asistim të jashtëzakonshëm, e më pas duke shënuar nga pika e penalltisë për rezultatin 2:0, por tulipanët u kthyen në ndeshje për ta barazuar rezultatin në 2:2 në frymën e fundit.

Fituesi u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku edhe aty Messi ishte shumë i saktë, ndërsa Lautaro Martinez shënoi nga gjuajtja vendimtare.
Messi pas ndeshjes tha: “Shumë kënaqësi, shumë lumturi. Nuk duhej të shkonte në vazhdime apo penallti, vuajtëm shumë. Por ia dolëm dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme.”
#Qatar2022 🎙️ Lionel Messi: "Mucha alegría, mucha felicidad. No era para ir al alargue ni a los penales, tuvimos que sufrir. Pero pasamos y es algo impresionante". pic.twitter.com/d3d7lM3fPQ
— Selección Argentina 🇦🇷 (@Argentina) December 9, 2022
Argjentina tani bëhet skuadra e dytë që siguron gjysmëfinalen në këtë Botëror, pas Kroacisë që eliminoi favoritin kryesor, Brazilin dhe janë po këto dyja që do të përballen për një vend në finalen e madhe të 18 dhjetorit.
