Leo Messi thotë se nuk e ka ndërmend të luajë në Kupën e Botës 2026 - NACIONALE

Leo Messi thotë se nuk e ka ndërmend të luajë në Kupën e Botës 2026

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas, Lionel Messi, edhe një herë e ka bërë të ditur se nuk do të luajë në Kupën e Botës 2026, me daljet e fundit të tij në një Botëror që ishte në 2022 kur triumfoi në Katar.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Messi frymëzoi Kombëtaren e Argjentinës drejt lavdisë në Katar, me disa paraqitje të jashtëzakonshme. 35-vjeçari kishte sugjeruar që do të shkonte në atë turne dhe se nuk do të kthehej për një tjetër dhe ai tani e ka përsëritur këtë qëndrim pasi zbuloi se së shpejti do të shkojë në Amerikë në nivel klubesh për ta nënshkruar marrëveshjen me skuadrën nga MLS, Inter Miami.

I pyetur nga gazeta kineze Titan Sports nëse ai pret të zgjasë karrierën e tij ndërkombëtare deri në finalet e Kupës së Botës në vitin 2026, që do të bashkëorganizohen nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, Messi tha: "Unë mendoj jo. Ky ishte Botërori im i fundit. Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por jo në parim, nuk do të luaj në Botërorin e ardhshëm”.

Lionel Messi World Cup trophy Argentina 2022

Trajneri i Argjentinës , Lionel Scaloni i kishte hapur rrugën Messit për ta bërë pjesë të planeve të tij gjatë mbrojtjes së titullit kampion bote, duke thënë kur u pyet për shanset që kapiteni i tij të qëndrojë për disa vite të tjera: “Ne kemi derën e hapur për të dhe nëse shohim një përgjigje negative, do të kërkojmë një alternativë. Shpresoj që ai të arrijë në Botërorin e ardhshëm, mund ta shoh atje, por mendoj se gjëja e parë është kualifikimi”.

Messi është pjesë e skuadrës aktuale të Argjentinës, ajo që ndodhet në Kinë për një takim miqësor me Australinë. 35-vjeçari ka 174 paraqitje për Kombëtaren, ku ka shënuar 102 gola.

Lajme të ngjashme