Leo Messi bën heroin, PSG me mund mposht Toulouse
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Toulouse me rezultat të ngushtë 2:1.
Ndeshja ishte tejet e baraspeshuar me vendasit që arkëtuan pikët e plota për të vazhduar në kreun e tabelës.
Mysafirët kaluan fillimisht të parët në epërsi përmes Van den Boomen që shënoi një gol të bukur pas 20 minutave lojë (20').
Sidoqoftë, PSG nuk u dorëzua duke nisur të sulmojë më shumë dhe arriti ta barazojë rezultatin përmes Achraf Hakimit i cili u asistua nga Soler (38').
Pavarësisht rasteve asnjëra skuadër nuk i konkretizoi aksionet e tjera, andaj ky doli të jetë epilogu i kësaj pjese.
Në pjesën e dytë, ishte Lionel Messi që bëri dallimin me një gol fantastik nga distanca pas një pasimi të Achraf Hakimit.
Argjentinasi kishte edhe një tjetër rast, por goditja e tij përfundoi mbi portë.
Fundi i ndeshjes ishte mjaft interesant, me mysafirët që rrezikuan përmes Rouault, mirëpo Donnarumma bëri një pritje të bukur që t'ia mohojë golin.
Kurse, nga kundëraksioni Vitinha dhe Leo Messi provuan - por disi nuk i konkretizuan rastet e mira.
Kështu, PSG mban kreun e Ligue 1 me 54 pikë, derisa Toulouse renditët në pozitën e 12-të me 29 sosh.