Lens triumfon me përmbysje kundër Arsenalit, fitojnë Bayern Munich e Inter - NACIONALE

Lens triumfon me përmbysje kundër Arsenalit, fitojnë Bayern Munich e Inter

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lens ka bërë befasinë duke mposhtur Arsenalin (2:1), derisa Bayern Munich dhe Inter arkëtuan pikët e plota ndaj Copenhagen, respektivisht Benficas.

Arsenal pavarësisht që ishte favorit i padiskutueshëm u mposht me rezultat të ngushtë 2:1.

“Topçinjtë” e nisën për mrekulli duke kaluar në epërsi me Gabriel Jesus që realizoi pas një asistimi të Bukay Sakas (14’).

Mirëpo, Lens arriti ta barazojë rezultatin me anë të Adrien Thomasson që u asistua në mënyrë fantastike nga Elye Wahi (25’), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.

Ndërsa, përmbysjen dhe njëkohësisht fitoren e vulosi vetë Wahi me një goditje precize nga afërsia (69’).

Lens tani është lider në grupin B me katër pikë derisa Arsenal zë pozitën e dytë me tre sosh.

Në anën tjetër, Inter me shumë mund ka fituar derbin kundër Benficas, që përfundoi me rezultat 1:0.

Hero i “Neurazzurëve” ishte Marcus Thuram që realizoi golin e vetëm pas asistimit të Denzel Dumfries (62’).

Inter tani ka katër pikë në grupin D derisa Benfica qëndron në vendin e katërt pa pikë.

Bayern Munich me shumë vështirësi ka fituar pikët e plota në udhëtimin që dukej i lehtë ndaj Copenhages.

“Bavarezzët” pavarësisht dominimit fituan me rezultat 1:2, ku për një kohë edhe ishin disavantazh.

Copenhagen u mbrojt mjaftë mirë nga minuta e parë duke mos lejuar gjermanët të krijojnë shumë aksione.

Përpos kësaj, vendasit edhe kaluan në epërsi përmes Lukas Lerager që shënoi pas një topi të kthyer (56’).

Sidoqoftë, Bayern u këndell duke barazuar fillimisht me anë të Jamal Musialas (67’).

Ndërsa, golin e fitores e realizoi talenti frnacez Mathys Tel pas asistimit të Mullerit (83’).

Bayern është lider i vetëm në grupin A me gjashtë pikë derisa Copenhagen zë pozitën e tretë me një sosh.

Lajme të ngjashme