Lens ia shkakton PSG-së humbjen e parë për këtë sezon - NACIONALE

Lens ia shkakton PSG-së humbjen e parë për këtë sezon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-German është befasuar në udhëtim duke pësuar humbje nga Lens.

Pavarësisht që u prit një fitore e lehtë, "Parisienët" pësuan humbje me rezultat komod 3:1.

Sfida ishte tejet e barabartë me PSG-në që normalisht kishte posedimin, por Lens arriti të shënonte përmes disa kundërzbritjeve, derisa mbrohej në mënyrë fenomenale.

Pas vetëm pesë minutave lojë Przemyslaw Frankowski kaloi vendasit në epërsi duke shënuar pas një topi të kthyer dhe mposhtur Donnarumman (5').

Mirëpo, PSG u këndell shpejtë me anë të sulmuesit Hugo Ekitike që barazoi rezultatin me një goditje nga afërsia (8').

Pavarësisht kësaj, Lens nuk u dorëzua dhe pas një aksioni të shpejtë Lois Openda dribloi për mrekulli Marquinhos dhe shënoi për të rikthyer epërsinë e vendasve (28').

Pas këtij goli, vendasit arritën ta ruajnë rezultatin me të cilën përfundoi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, kur pritej një përmbysje nga mysafirët, vendasit vazhduan me befasinë me Openda që asistoi për Alexis Claude-Maurice, i cili shënoi për 3:1.

Tutje, PSG kishte një mundësi të mirë por Pablo Sarabia nuk arriti të shënojë me kokë.

Kuptohet, mungesa e Neymar dhe Lionel Messi u vërejt mjaftë shumë me Kylian Mbappe, i cili nuk po arrinte të kalonte mbrojtësit vendas.

Kështu PSG "shijon" humbjen e parë për këtë sezon, por mbesin lider me 44 pikë, derisa Lens tregojnë se janë ndoshta edhe kandidat për titull duke u renditur i dyti me 40 sosh.

PSG në xhiron e radhës do të përballet me Angers derisa Lens është mysafir i Strasbourg.

Lajme të ngjashme