Leipzigu ia mbyll “derën” Arsenalit për Seskon - NACIONALE

Leipzigu ia mbyll “derën” Arsenalit për Seskon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenali është këshilluar ta harrojë mundësinë e nënshkrimit të yllit së RB Leipzigut Benjamin Sesko në afatin kalimtar dimëror.

“Topçinjtë” po shikojnë të afrojnë një qendërsulmues në javën e fundit të janarit, shkaku që Gabriel Jesus e ka humbur sezonin derisa Kai Havertz nuk është një “9-sh natyral”.

Sesko thuhet se ishte prioriteti i Arsenalit, me lojtarin që pëlqehej nga londinezët edhe para se slloveni të nënshkruajë kontratën e re me Leipzigun verën e kaluar.

21-vjeçari ka një marrëveshje në parim me klubin gjerman se mund të largohet për 60 milionë euro në verë, megjithatë Arsenali po ëndërronte ta merrte këtë janar.

Sidoqoftë, vetë trajneri i Leipizgut ka konfirmuar se Sesko mbetet në planet e tyre dhe nuk do ta shesin pavarësisht ofertave që marrin: “Po, kjo është çështja”, tha shkurtimisht ai.

Arsenali interesim ka edhe për Mathues Cunhan, mirëpo në garë për shërbimet e yllit të Wolves janë edhe rivalët si Chelsea, Nottingham Forest e Tottenham.

Arsenali përndryshe të mërkurën siguroi kualifikimin direkt për në 1/8 e finales me një fitore komode 3:0 ndaj Dinamo Zagrebit.

Lajme të ngjashme