Legjenda Thierry Henry i trondit tifozët e Arsenalit: As vendin e 4-të s’e keni të sigurt - NACIONALE

Legjenda Thierry Henry i trondit tifozët e Arsenalit: As vendin e 4-të s’e keni të sigurt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e topçinjve Thierry Henry nuk është i bindur se Arsenali e ka të sigurt tashmë një vend në top katërshe të Premierligës, pavarësisht se është lider në tabelë.

Arsenali humbi 3:1 kundër Manchester Cityt në një përballje vendimtare në luftën për titull në Premierligë më 15 shkurt, por e mundi Aston Villën me përmbysje për t’u rikthyer në krye të tabelës në fundjavë.

Nottingham Forest i bëri nder topçinjve duke e ndalur Cityn me barazim 1:1, gjë që ia mundësoi atyre ta krijojnë një epërsi prej dy pikëve plus një ndeshje më pak të zhvilluar se kampioni në fuqi.

Arsenali i ka tani 13 pikë më shumë se vendi i pestë, Newcastle, dhe duket se kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm e ka të sigurt, por Henry mendon ndryshe.

Ne nuk kemi arritur atje ende. E di që njerëzit do të më thonë ‘oh Thierry’. Jo, jo, jo. Kur dhe nëse kualifikohemi, atëherë mund të flasim për këtë”, tha legjenda e Arsenalit për CBS Sports.

Henry, megjithatë, e ka lartësuar trajnerin Mikel Arteta për mënyrën se si ia ka dalë ta rikthejë shpirtin luftarak në Arsenal.

Keni mundur ta shihnit që ka pasur një shkëputje mes klubit dhe tifozëve. Të gjithë tifozët donin vetëm të ndjenin me ekipin, me një ekip që mund të garojë. Ata nuk i fishkëllyen ekipit të enjten (humbjet) ndodhin, tifozët mund ta kuptojnë këtë. Çfarë nuk kuptojnë tifozët është kur një ekip nuk lufton. Edu, board, Mikel Arteta, kushdo që thoni ju, e ka rikthyer këtë shpirt luftarak në klub. A do ta fitojë ligën? Nuk e di. Por ky duket Arsenali që e njoh unë”, shtoi ai.

Arsenali do të përballet me Leicester City në ndeshjen e radhës në Premierligë të dielën në udhëtim.

Lajme të ngjashme