Legjenda rumune: Tifozët duhet ta duartrokasin himnin e Kosovës
Legjenda rumune Ile Dumitrescu ka propozuar që tifozët rumunë ta duartrokasin himnin e Kosovës shkaku që “Dardanët” e fishkëllyen në muajin shtator.
Rumunët vazhdimisht i kanë bërë thirrje tifozëve të mos e përziejnë politikën në sport këto ditët e fundit, ngase pritet një atmosferë armiqësore për djelmoshat tanë.
Dumitrescu tani ka bërë një propozim interesant, duke iu thënë rumunëve se duhet t’i japin mësim tifozëve të Kosovës, ku në vend të fishkëllimave ta duartrokasin himnin.
“E kam menduar këtë skenar: Kur të këndohet himni i Kosovës, le të duartrokasim të gjithë. Le të jetë përgjigje për ata që e kanë fishkëllyer (në Prishtinë)”.
“Kjo do të ishte më e drejta. Ata na ofenduan, ne t’i duartrokasim dhe do të jetë një mësim i mirë. Do të më pëlqente në këtë mënyrë”, deklaroi ai për “digisport.ro”.
Kosova duhet të fitojë me një goldallim prej katër golave për ta marrë vendin e parë në tabelë shkaku që pësuan humbje 0:3 në Prishtinë.
Aktualisht, Rumania ka 12 pikë, Kosova nëntë ndërsa në pozitën e tretë renditet Qipro me tre sosh derisa Lituania vazhdon të jetë pa pikë.
Vetëm tre ditë pas përballjes së Rumanisë me Kosovën, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit për këtë kampanjë të Ligës së Kombeve si nikoqir i Lituanisë në “Fadil Vokrri”.