Legjenda e Man United tregon sesi e bullizonin dhe e bënin të qante Cristiano Ronaldon
Rio Ferdinand ka zbuluar se ai dhe legjendat e tjera të Manchester Unitedit e kishin zakon ta bullizonin Cristiano Ronaldon gjatë viteve të tij të para si adoleshent në Old Trafford.
Sir Alex Ferguson e kishte bindur Ronaldon t’i bashkohej Unitedit në moshën 18-vjeçare, pas një paraqitjeje të shkëlqyer që kishte bërë kundër djajve të kuq duke luajtur për Sporting Lisbonë në një ndeshje miqësore.
Ai zuri vend në ekipin e parë të Unitedit me plot aftësi për të bërë trika me topin, por i mungonte forca fizike.
Ferdinand tha se detyra e lojtarëve me përvojë në United ishte ta regjnin Ronaldon për përballje të ashpra fizike që do t’i përjetonte në Premierligë.
Ai shpjegoi rolin që e kishte bashkë me Quinton Fortune për t’i ndihmuar Ronaldos të zhvillohej.
“Unë dhe një djalosh i quajtur Quinton Fortune... ne e kishim zakon ta ngacmonim shumë atë. Ronaldo ishte shumë më i ri në atë kohë – bullizëm i papranueshëm, mbase, por ne thjesht po përpiqeshim, si të them, ta ndërtonim, t’ia zhvillonim qëndrueshmërinë” tha Ferdinand për Kyle and Jackie O Show.
Ronaldo i fitoi tre tituj radhazi në Premierligë përkrah Ferdinandit mes viteve 2007 dhe 2009, para se të largohej për t’iu bashkuar Real Madridit për një shumë rekorde botërore në atë kohë, 100 milionë euro.

Ai i tmerroi mbrojtësit në ligën elitare angleze dhe nëpër Evropë me shpejtësinë e tij drithëruese dhe aftësitë me topin, por nuk arrinte assesi ta mposhte Ferdinandin në lojën e pingpongut.
Ish-mbrojtësi anglez tregoi sesi e mposhte me lehtësi Ronaldon dhe inati i tij pas humbjeve e bënte pothuajse me lot hidhërimi.
“Ne luanim çdo të dytën ditë para stërvitjeve, ishte pjesë e ngrohjeve. E shkatërroja atë. Po të dilte në televizion, do të kishte thyer rekorde. Ai gati sa nuk qante”, tregoi Ferdinand.
Ronaldo u kthye në United në verën e vitit 2021 në moshën 37-vjeçare, por kontrata e tij u ndërpre pas vetëm një viti si pasojë e një interviste famëkeqe ku ai e kritikoi klubin dhe trajnerin Erik ten Hag.
Ai iu bashkua Al-Nassrit në Arabinë Saudite ku po e vazhdon karrierën tani.