Legjenda e Liverpoolit thotë se Conte dëshiron të shkarkohet nga Tottenhami - NACIONALE

Legjenda e Liverpoolit thotë se Conte dëshiron të shkarkohet nga Tottenhami

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka thënë se trajneri italian, Antonio Conte, e dëshiron largimin nga Tottenhami, pas deklaratave tronditëse që bëri ky i fundit në barazimin 3:3 me Southampton.

Tottenham humbi epërsinë prej 3:1 kundër Southamptonit të shtunën në Premierligë, gjë që çoi në një shpërthim të zemëruar nga Conte në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes. Italiani i përshkroi lojtarët e tij si "egoistë" dhe që nuk duan të luajnë nën presion, teksa kishte kritika edhe për pronarin, ku tha se qe 20 vite nuk fitojnë asgjë me këtë njeri, por fajësojnë vetëm trajnerët.

Carragher reagoi ndaj deklaratës së trajnerit të Tottenhamit pas ndeshjes dhe mendon se italiani e dëshiron largimin nga skuadra e Premierligës.

"Conte dëshiron të shkarkohet gjatë këtij pushimi. Spurs thjesht duhet ta nxjerrin atë nga mjerimi i tij dhe ta bëjnë këtë që sonte," shkroi ai në Twitter.

Conte pritet të largohet nga Tottenham në fund të sezonit kur i skadon kontrata me skuadrën londineze. Barazimi i së shtunës i lë Spurs ende në vendin e katërt në tabelën e Premierligës, por tani vetëm dy pikë mbi Newcastle, e cili ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se të udhëhequrit e Contes.

Antonio Conte

Spurs do të kthehen për të zhvilluar ndeshjen e radhës vetëm pas pushimit dyjavor, ku më 3 prill takohen me Evertonin në Goodison Park.

Lajme të ngjashme