Legjenda e Brazilit thotë se Manchester City është skuadra e përsosur për Neymarin - NACIONALE

Legjenda e Brazilit thotë se Manchester City është skuadra e përsosur për Neymarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda braziliane, Rivaldo, ka thënë se ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, mund të largohet në fund të sezonit nga Parku i Princave, dhe se Manchester City do të ishte skuadra e përsosur për të.

Raportimet për një largim të mundshëm të Neymar nga PSG tashmë kanë nisur sërish, me Lionel Messin që thuhet se do të nënshkruajë një marrëveshje të re për të qëndruar te kampioni francez, dhe legjenda braziliane Rivaldo në një shkrim të fundit të tij për Betfair ka thënë se një largim nga Paris Saint-Germain mund të jetë vërtet i favorshëm për 30-vjeçarin.

Rivaldo tha se bashkëkombësi i tij nuk do të largohet në këtë afat dimëror, por e sheh më të sigurt largimin në fund të sezonit.

Rivaldo Ronaldo Kombëtarja e Brazilit Kupa e Botës Brazil 2002 Kupa e Botës

"Sinqerisht, nuk e shoh të ndodhë në këtë afat kalimtar dimëror. Por kjo mund të ndryshojë në fund të sezonit me PSG-në që të ketë mundësinë të shesë atë për të kompensuar investimet e tyre dhe kjo mund t'i hapë dyert e Premierligës për Neymar."

Neymar Brazil 2022

Ai gjithashtu pohoi se Manchester City i Pep Guardiolës do të ishte vendi ideal për Neymarin për të vazhduar karrierën e tij. “Unë besoj se Man City do të ishte klubi i përsosur për të, sepse do t'i japë atij një shans më të mirë për sukses,” shtoi Rivaldo. “Dhe ai do të luante në një ekip shumë sulmues që luan futboll të shkëlqyeshëm nën drejtimin e Guardiolës”.

messi mbappe neymar

Edhe pse nga L’Equipe u raportua sot se Messi ende nuk ka thënë po një marrëveshjeje të re me PSG-në, raportime tjera ditore thonë se ai është gati për të nënshkruar një kontratë të re, në anën tjetër me Kylian Mbappen që mund të kërkojë largimin në çdo kohë, një tronditje në gjigantin francez duket e mundshme. Në këtë moshë, kjo verë mund të jetë shansi i fundit për Neymarin që të shfrytëzojë një tjetër lëvizje në një klub të madh evropian.

Lajme të ngjashme